12:25 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas të artës në Paris, Majlinda Kelmendi në një rrëfim për të ardhmen

07:56 | 13/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Pas të artës në Paris, Majlinda Kelmendi në një rrëfim për të ardhmen

Kampionia e katërfishtë e Grand Slamit të Parisit, Majlinda Kelmendi është shprehur shumë e lumtur pasi fitoi medaljen e artë para dy ditësh në Paris.

Ajo në finale  mposhti xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda, për të treguar dominimin në xhudon botërore.

“Ndihem shumë mirë dhe shumë e lumtur sepse kjo ishte gara e parë pas Lojërave Olimpike. Dhe të jem e sinqertë isha paksa nervoze, por u ndjeva mirë. Kam pasur një pushim prej rreth tre javësh pas Olimpiadës dhe vetëm doja të filloja përsëri, sepse nuk doja që të pushoj shumë sepse është shumë e vështirë të fillosh përsëri. Jam shumë e lumtur që fillova mbarë këtë vit”, është shprehur Kelmendi.

Në pyetjen se çfarë ka ndryshuar pas Lojërave Olimpike për të, ajo është përgjigjur se jo edhe aq shumë pasi, njerëzit në Kosovë e kanë dashur edhe para suksesit në Rio.

“Jam heroinë në vendin tim. Njerëzit më shohin si një shembull i mirë, diçka që duan të jenë dhe kjo më bën vërtet të lumtur dhe shumë krenare. Nuk është e lehtë të bëhesh kampion bote apo olimpike, sepse e dini që Kosova është një vend i vogël dhe ka shumë probleme. Por, nuk është se jeta ime ka ndryshuar shumë, sepse edhe para kësaj isha shumë e njohur, por tani njerëzit madje vijnë në shtëpinë time, ndoshta vetëm për të më përqafuar. Është me të vërtetë shumë e veçantë, mund ta ndjej se njerëzit më duan, më mbështesin dhe ju pëlqen ajo çfarë bëj unë”, ka thënë katër herë medalistja e artë e Grand Slamit në Paris për kanalin zyrtar të IJF-së.

Kelmendi më tutje thotë se ky vit ka filluar saktësisht ashtu siç e kishte planifikuar.

“Ky vit ka filluar saktësisht qysh e kam planifikuar. Publiku në Paris është i shkëlqyeshëm. Meçin e dytë e kisha ndaj francezes, dhe publiku më duartrokiti edhe atë edhe mua dhe kjo nuk ndodhë në vendet e tjera. Kjo është arsyeja pse e dua Parisin”, ka thënë Kelmendi.

Synimi kryesor i saj për këtë vit është Kampionati Botëror.

“Nuk e di nëse do të bëj edhe ndonjë garë tjetër para Evropianit, pasi me të vërtetë dua të stërvis shumë dhe të jem gati për Kampionatin Evropian, por le të shohim çfarë do të ndodhë. Por, sigurisht synimi im kryesor për këtë vit është Kampionati Botëror, dhe ta fitoj përsëri titullin”, ka thënë ajo.

Majlinda ka treguar edhe si qëndron kaq e motivuar, përkundër që është kampione Olimpike dhe ka fituar të gjitha titujt.

“Jam shumë e motivuar, madje tani jam edhe më e motivuar sepse tani e di se në çdo garë që shkoj kundërshtaret duan të më mposhtin, duan ta mposhtin kampionen olimpike. Dhe kjo me të vërtetë më motivon të ushtroj tre herë më shumë”, ka thënë Kelmendi. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Majlinda Kelmendimedalja e arte
Pas

Leicesteri skuadra kampion e në fuqi që ”u zgjua” nga ëndrra dhe lufton për mbijetesë

Para

Sukses kosovar edhe në film, ”Home” rrëmben çmimin e parë në Akademinë Britanike ”BAFTA”

Para
Sukses kosovar edhe në film, ”Home” rrëmben çmimin e parë në Akademinë Britanike ”BAFTA”

Sukses kosovar edhe në film, ''Home'' rrëmben çmimin e parë në Akademinë Britanike ''BAFTA''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT/ 42-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplasi disa automjete

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe përplasi 3 makina të policisë! Zbardhen detajet nga aksioni për ndalimin e 42-vjeçarit! U dëmtuan edhe dy efektivë

Rriten të ardhurat nga akciza, mbi 20 miliardë lekë të mbledhura

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi në Australi, aktori në arrati

Ngërçi politik në Kosovë, 20 përpjekje të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

Spiropali në Janinë: Objektiv ynë kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Zyrtare/ Fitoi çdo gjë dhe u kthye në një legjendë të klubit, Real Madrid i jep lamtumirën Carlo Ancelottit! Italiani gati për Brazilin

‘Policia barkas…’, momenti ku efektivët ‘mësyjnë’ në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.