02:35 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“New Europe”: Rama lidhje me Sorosin, bashkëpunim të dyshimtë dhe me ambasadorin amerikan. Lu dhe Vlahutin heshtin për kanabisin

10:50 | 13/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“New Europe”: Rama lidhje me Sorosin, bashkëpunim të dyshimtë dhe me ambasadorin amerikan. Lu dhe Vlahutin heshtin për kanabisin

“New Europe” i ka kushtuar një tjetër artikull qeverisë Rama dhe lidhjeve të errëta sipas saj me ambasadorin Lu, ambasadoren Vlahutin, përveçse me Sorosin.

Pasi shkruan fillimisht e shkurtimisht për arritjet relativisht të mira të Shqipërisë për t’u bërë një shtet demokratik, arritje që i mundësuan hyrjen në NATO dhe të qenit një candidate për të hyrë në BE, renditen lajmet e këqia.

“Partia Socialiste në pushtet e Edi Rama është akuzuar për korrupsion të lartë dhe bashkëpunim me trafikantët e drogës. Partia është akuzuar gjithashtu për përdorimin e metodave jodemokratike për të mbetur në pushtet. Kohët e fundit reforma e diskutueshme e sistemit gjyqësor u votua unanimisht në Kuvend, pas rezistencës së ashpër nga partitë opozitare që merren me pasojat për fushën e drejtësisë.”, shkruan fillimisht “New Europe”.

Më tej, shkruhet se përveç lidhjes së kësaj qeverie me Soros-in, flitet për një bashkëpum të dyshimtë të tij me ambasadorin Donald Lu:

“Nuk është një sekret që qeveria e Ramës përdor këshillat e çmuara të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (Soros). Çfarë tërheq më shumë vëmendje është një bashkëpunim i dyshimtë i vendosur mes qeverisë dhe ambasadorit amerikan në vend Donald Lu.”

Gazeta përqëndrohet tek përplasjet e Lu-së me kryeprokurorin Llalla dhe vendimin e ambasadës së SHBA-ve për t’u hequr “vizat rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë, të gjithë gjoja të afërt me partinë kryesore opozitare, atë Demokratike. Është interesante, megjithatë, se asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorët afër Partisë Socialiste, nuk kanë “përjetuar të njëjtën gjë”.

“Kjo është me të vërtetë e çuditshme që të dy ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin kur bie fjala për plantacione të drogës, trafikimit dhe korrupsionit.

“Janë të vërteta dyshimet e supozuara të Soros me qeverinë dhe këtyre ambasadorëve? Nuk është një sekret që burri i Romana Vlahutin është gjithashtu pjesë e bordit të fondacionit “Soros” në Bosnjë duke qenë gjithashtu aktiv në fushatë kundër Donald Trump. Flitet se Soros ka përfituar edhe nga BE-ja dhe tenderat qeveritare në Shqipëri.”, citohet në vijim të artikullit.

“New Europe” shkruan se disa diplomatë në Shqipëri kanë shprehur pakënaqësi ndaj Romana Vlahutin mbi mungesën e transparencës në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian.

Gazeta ndalet tek rasti i shefit të shtabit të Euralius në Shqipër, i cili është hequr kohët e fundit nga posti i tij dhe është kthyer në shtëpi pasi “gabimit” në përkthimin e Ligjit të Vetingut.

“Në qoftë se “gabimi” nuk do të ishte raportuar nga opozita dhe lideri i saj Lulzim Basha, komuniteti ndërkombëtar do të kishte miratuar zbatimin e reformës së sistemit gjyqësor në një mënyrë që do t’i kishte dhënë Edi Ramës pushtet absolut.”, mbyllet artikulli. (XH.A/SHUPLAKA)

Artikulli në anglisht:  //www.neweurope.eu/article/powerful-allies-edi-rama/

 

 

 

Etiketa: donald luedi ramaromana vlahutinsoros
Pas

Julian Deda këtë mëngjes shpjegon pse do dalë në protestën e demokratëve, të shtunën

Para

Vasili kokë më kokë me Borchardt, sërish theksi te zbatimi i Reformës

Para
Vasili kokë më kokë me Borchardt, sërish theksi te zbatimi i Reformës

Vasili kokë më kokë me Borchardt, sërish theksi te zbatimi i Reformës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.