05:52 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ditë pas dite krah Çakos, Tahiri ’’harron’’ mungesën e parandalimit të vjedhjeve: Po bëhet një punë e shkelqyer

11:49 | 13/02/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditë pas dite krah Çakos, Tahiri ’’harron’’ mungesën e parandalimit të vjedhjeve: Po bëhet një punë e shkelqyer

Ministri i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri inspektoi sot punimet e komisariatit të ri të policisë që po ndërtohet në Kombinat. Ai falënderoi qeverinë për këtë projekt 2 mln dollarësh sipas të cilit do të përmirësojë kushtet për punonjësit e policisë dhe si pasojë edhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Nga sot fillojmë punën për komisariatin e ri të Kombinatit, të të gjithë njësisë nr.6 ku përfshihen edhe zonat përreth e Tiranës së madhe tashmë. Është një investim i qeverisë shqiptare prej 2 mln dollarësh, për të ndërtuar një godinë moderne me të gjitha standardet evropiane që i shërben më shumë se 150 mijë banorëve, bëhet falë për godina ku do ketë dhoma shoqërimi me të gjitha kushtet për të respektuar të gjitha të drejtat e njeriut, qoftë për fëmijët, qoftë gratë veçmas, do të ketë hapësirë të mjaftueshme për punonjësit e policisë, duke filluar që nga parkimi nëntokësor deri tek zyrat e punës. Policët janë në qendër të vëmendjes tonë sot ndryshe nga ishin të braktisur më parë, në mënyrë që ta bëjnë punën e tyre sa më mirë në interes të qytetarit. Ka më shumë infrastrukturë, më shumë mundësi, trajnime. Kjo është përplasja e Shqipërisë dje dhe asaj sot, por sot është dhe përplasja e Shqipërisë së llafeve dhe Shqipërisë së punës,” tha Tahiri.

I pyetur për grabitjet në rrugën pranë Rinasit, Tahiri tha se policia ka zbardhur shumë ngjarje për të cilat nuk është falënderuar, por gjykohet vetëm atëherë kur ka ndonjë ngjarje të pazbardhur.

“Policia duhet të falënderohet për punën që ka bërë, të shumta janë ngjarjet që ka zbardhur policia e shtetit, përfshirë edhe grabitje bankash. Po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet vazhdojnë. Ju bëni durim. Rezultatet do vijnë”, u përgjigj Ministri i Brendshëm.

Duhet thënë se pavarësisht besimit që shpreh Tahiri faktet janë krejt të tjera, ngjarjet në Rinas kanë tronditur jo pak besimin te puna e policisë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: cakopolicia e shtetitsaimir tahiri
Pas

TVSH ndryshon faqe? Shikoni çfarë ”i bën” Ramës këtë të hënë

Para

Bylykbashi sulm Dakos: Arroganca dhe deliri politik i një kryetari që i sheh qytetarët si dele, shkon dhe në komision!

Para
Bylykbashi sulm Dakos: Arroganca dhe deliri politik i një kryetari që i sheh qytetarët si dele, shkon dhe në komision!

Bylykbashi sulm Dakos: Arroganca dhe deliri politik i një kryetari që i sheh qytetarët si dele, shkon dhe në komision!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.