Mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar të cështjes së ndeërtimeve në Durrës u karakterizua edhe nga debatet. Të pranishëm për të dhënë sqarime kanë qenë Ministrja Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit.
Mirëpo drejtimi i këtij komisioni nga ana e deputetit democrat Pollo nuk duket t’i ketë pëlqyer deputetëve socialist. Sipas tyre avantazhimi që i bëhet shoqërisë civile për të folur nuk është i drejtë.
Shkjau: Në kuadër të pjesës për të bërë transparencë do të doja të bëja një kërkesë për zonjën ministre dhe zotin Dako, do doja që të gjithë këtë informacion që na bëtë të njohur sot ta bëni të ditur edhe për mediat. Unë mendoj që vetëm kështu mund të bëjmë transparencë. Të gjithëve ne na intereson ajo çka është trashëgimija jonë dhe cila është e vërteta.
Do doja të falenderoja kryetarin dhe pashë mënyrën tuaj shumë të drejtë mënyrën tuaj të drejtimit (ironizon). Kur merrte fjalën pa të drejtë shoqëria civile ju i linit dhe kur e merrte kryebashkiaku Dako ju e ndërprisnit. Besoj se kjo ka qenë një emocion i çastit.
Dako: Janë për projektin apo për rrënojat arkeologjike. Nëse janë pro apo kundër këtë e ka vendosur populli me votë
Pollo: Për projektin jooo. Se nuk keni bërë ndonjë referendum.
Ulqini: Më vjen keq sesi kjo mbledhje dështoi kështu zoti Pollo. Për shkak të formimit që keni alibia juaj del keq.
Pollo: Faleminderit zoti Ulqini keqardhja është reciproke! (E.K/SHUPLAKA)