Është bërë e zakonshme që më shumë sesa fizikisht Rama të jetë pranë ndjekësve të tij në rrjetet sociale. E sidomos në Facebook me replika e kundërreplika ndaj komentuesve. Duhet thënë se është paksa selektiv në përzgjdhje.
Tashmë Rama është kthyer dhe në një ‘’agjensi punësimi’’.
Ndërsa një komentuese i shprehte hallin e djalit të saj, të shkolluar jashtë shtetit, por pa mundësinë e gjetjes së një pune në Shqipëri, Rama i sygjeron ta provojë njëherë në kompani private dhe për më shumë ka publikuar emailin e tij, ku edhe mund ta kontaktojë.
[email protected] është emaili i publikuar prej tij, që nuk dihet ende nëse aksesohet vetëm nga ai apo edhe nga stafi. (E.K/SHUPLAKA)