Fotoja ku ambasadori rus në Ankara, Andrey Karlov, vritet nga një pjesëtar i forcave policore të Turqisë gjatë një ekspozite arti pamor është shpallur fotoja më e mirë e vitit 2016.
Kjo fotografi u shkrep nga fotografi i prestigjiozes “Associated Press”, Burhan Ozbilici, i cili fitoi çmimin për “Fotografinë më të mire” në konkursin e “World Press Photo 2016”.
Ngjarja e shënuar në Dhjetor 2016 dhe fotot përkatëse të saj u përhapën me shpejtësi në internet. Në njërën prej videove të shpërndara gjerësisht, autori i sulmit u dëgjua të shprehej “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu përditë” menjëherë pas sulmit.
Pas sulmit, fotografi i kësaj fotoje u shpreh: “Vendosa të shkoja tek ekspozita thjesht sepse ajo ishte përgjatë rrugës për në shtëpi.” (XH.A/SHUPLAKA)