Zënka e fundit mes këngëtares së njohur Enca Haxhias dhe reperit Noizy nuk ka ngelur pa u komentuar edhe nga një mik i përbashkët i tyre. Noizy morri një vendim duke e nxjerrë Encën nga grupi i tij OTR.
E gjithë kjo ndodhi pas një dalje publike të Encës ku ajo foli për karrirën e saj, ku akuzua më pas se i hoqi meritat e Noizy-it në sukseset e saj. Duhet të theksojmë që së fundmi kengëtarja dhe reperi kanë lidhur marëveshje me një kompani shumë të suksesshme si “Universal Music” duke arritur kështu të synojnë tregun ndërkombëtar.
Në reagimin e Noizy-t në Instagram ishte përmendur edhe një person i tretë, e që është grimeri i Encës, raportet me të cilin është ajo që i ka prishur dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë sqarim pavarësisht se ai ka provuar ta kontaktoj.
Liri Joli, grimeri nga Zvicra ekskluzivisht për lajmi.net ka vendosur të flas për këtë çështje duke shpjeguar detajisht por asnjëherë për të krijuar famë pasi kjo sipas tij nuk është se ka shumë rëndësi. Liri madje thotë se e kupton shumë mirë se si ndihet Noizy, pasi në një situatë të ngjashme është ndodhur edhe vetë.
”Sa i perket tekstit te Noyzit e kuptoj plotësisht qfar ka dashur te thot , kam pasur ndjenjen e njejt pasi pash qe enca me kishte larguar nga miqsia edhe pse nuk kisha fare ideen se per qfar arsye , pasi jam njeri direkt , mora dhe e kontaktova Encen menjeher , ku aty e pyeta se qfar ishte ajo , apo ndoshta te mirat qe ja bera gjith kohen sa her qe ajo ishte ne zvicer , por enca nuk reagoj fare ne at tem” tha ai.
Do të thotë se nuk ka pasur asnjë mosmarëveshje mes tyre kur Enca e ka larguar nga Instagrami dhe takimi i parë i tyre në Rinora 4 ishte për t’u mbajtur mend. Enca e la gojëhapur mikun e saj të dikurshëm madje shumë të afërt duke e përshëndetur kinse nuk ka ndodhur asgjë.
Ish- miku i saj sot Encën e quan të pa sinqertë dhe njeri me maskë, e të tillët nuk i ka të mirëseardhur.
‘Pas nje kohe u Takuam papritur ne Rinora 4 dhe ajo beri ashtu dikur sdo kishte ndodhur asnjeher diqka , kjo me habiti edhe me shum , por tek un njerzit e pa sinqert dhe qe mbajn mask fallco ne fytyr nuk jan te mirseardhur”, ka shtuar grimeri. (J.V/Shuplaka)