02:42 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

I riu digjet i gjallë në burgun e Shënkollit, rrëfehet babai: Djalin ma vranë, Prokuroria fsheh të vërtetën

16:25 | 13/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
I riu digjet i gjallë në burgun e Shënkollit, rrëfehet babai: Djalin ma vranë, Prokuroria fsheh të vërtetën

Gjashtë muaj pas ngjarjes së rëndë në burgun e ShënKollit në Lezhë, ku si pasojë e një zjarri humbi jetën i burgosuri Flamur Sula, Prokuroria ka mbyllur hetimet.

Sipas Prokurorisë, autori i zjarrit është vetë i burgosuri që humbi jetën dhe këtë e ka bërë me qëllim që të vetëvritej.

Megjithatë, familjarët e Sulës e kundërshtojnë këtë vendim të organit të akuzës, me arsyetimin se konkluzioni i Prokurorisë nuk ëeshtë i saktë.

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, babai i 31-vjecarit, Nuredin Sula shprehet se djalin e tij e kanë vrarë me qëllom dhe cështjen do ta cojë deri në Strazburg.

INTERVISTA

Sula, jeni interesuar në Prokurori ju mbi hetimet e vdekjes së djali tuaj në ambientet e Burgut të Shënkollit?

Që prej momentit kur ka ndodhur ngjarja, unë kam kërkuar që të zbardhet e vërteta. Qelia ku ishte djali im u përfshi nga zjarri ku dhe gjeti vdekjen. Që në atë moment unë isha i bindur se ngjarja nuk kishte ndodhur aksidentalisht, por djali im është vrarë me qëllim. S’kam reshtur duke kërkuar të vërtetën e ngjarjes, po Prokuroria tani më thotë se nga hetimet rezulton se djali im ia ka vënë vetë flakën dhomës?

A ju dhanë informacion të detajuar në Prokurori? Pse mendoni se konkluzioni i dhënë nuk është i vërtetë?

Kam shkuar në Prokurori për t’u interesuar dhe më thanë të mos shkoja më, pasi dosja është mbyllur si vetëvrasje. Më thanë se kanë hetuar dhe nga provat e siguruara rezulton se Flamur Sula e ka vënë vetë zjarrin për t’u vetëvrarë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Të gjitha provat janë manipuluar. Unë, dy ditë para se të ndodhte ngjarja kam folur në telefon me djalin dhe ai nuk kishte asnjë problem dhe as shqetësim. Jam krejtësisht i bindur se ai nuk ia ka vënë vetë zjarrin dhomës së burgut. Nga kontaktet që unë kam pasur me shokë të djalit, të cilët e kanë parë ngjarjen, ata më kanë thënë se gjithçka ka qenë e qëllimshme. Nuk mund t’ia vë gishtin askujt me kë mund të jetë konfliktuar djali im, por kjo që po them është e vërtetë.

A keni pasur kontakte më parë me drejtues të Burgut apo dhe të Prokurorisë?

Kam tentuar disa herë për t’i takuar dhe për të gjetur të drejtën time, por ka qenë e pamundur. E vetmja përgjigje që më kanë dhënë ka qenë se djali ia ka vënë vetë flakën qelisë së burgut dhe s’ke pse e kërkon më gjatë këtë çështje. Tashmë dosja është mbyllur si vetëvrasje.

Çfarë kërkoni ju tani pas hetimeve?

Unë i kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjitha institucioneve që kanë ndikim në këtë punë që ngjarja të rihetohet nga fillimi. Duhet të merren të gjitha provat dhe dëshmitë e atyre që kanë parë ngjarjen në atë momente, pasi unë mendoj se hetimet nuk janë bërë ashtu siç duhet. Provat janë manipuluar, ashtu siç u ka interesuar drejtuesve të burgut, pasi qëllimi i atyre ka qenë që mos të zbardhet e vërteta, sepse ata janë fajtorë për atë çfarë ka ndodhur brenda qelisë së Shënkollit. Unë nuk do të resht së kërkuari drejtësi. Do të shkoj deri në Strasburg që kjo ngjarje të zbardhet dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë. Me këtë hetim të Prokurorisë mua ma kanë vrarë djalin për herë të dytë. Nuk kam besim te shteti shqiptar dhe te drejtësia këtu, sepse është e korruptuar dhe kapur nga koka deri te këmba. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: burgu i shenkollitlezhe
Pas

“Shqipja drejt zhdukjes”, Veliaj shkruan në anglisht detajet e festës së Shën Valentinit (FOTO)

Para

”Jam në pritje të statusit të kryeministrit kundër gjyqtarëve që dhanë pafajësi…por vetëm Lu ka zemër”

Para
”Jam në pritje të statusit të kryeministrit kundër gjyqtarëve që dhanë pafajësi…por vetëm Lu ka zemër”

''Jam në pritje të statusit të kryeministrit kundër gjyqtarëve që dhanë pafajësi...por vetëm Lu ka zemër''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.