Bashkia e Tiranës ka menduar që këto kohë, ish-Piramida të funksionojë si Club Nate.
Veliaj në tetor të vitit të kaluar premtonte se ish-Piramida do u kthehej qytetarëve dhe sipas kryebashkiakut mënyra më e mirë është t’ua kthejë në formë pub-i.
Kjo është video që tregon se si është transformuar godina, ndërsa sistemimi i saj për këtë projekt ka nisur që herët, që kur Veliaj lyente fasadën.
Nga jashtë janë vendosur drita, ndërsa brenda ofrohet alkool pafund.
Me sa duket bashkia ka menduar që për të rinjtë nuk ka aktivitet më të dobishëm se hapja e një club-i të ri, pas qindrave të tillë në Bllok e zona të tjera.
Nga ana tjetër Bashkia Tiranë po përkrah një nismë të një shoqate të Krijuar nga disa Menaxhere lokalesh e quajtur “Tirana Loves” tek Blloku për festimet e Shën Valentinit. Nuk dihet pse Veliaj përkrah institucionalisht një nismë ku konsumi kryesor është alkooli. Kjo festë festohet nga adoleshentë dhe Bashkia i stimulon që të pijnë, në emër të dashurisë.
Nga ana tjetër do ishte interesante të mësonim se pse është formuar kjo shoqatë dhe arsyeja e fondeve mund të rezultojë skandal i përmasave të mëdha dhe të paprecedenta. Kohë më parë në lokale të tilla nate u kapën disa të rinj duke konsumuar edhe drogë. (V.G/SHUPLAKA)