Reperi i njohur Ledri Vula dhe Lumi B kanë publikuar të dielën bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Krejt shokt e mi”, i cili po korr sukses.
Edhe klikimet e marra nuk kanë qenë të pakta. Në më pak se 12 orë, shifrat e klikimeve në YouTube për këngën “Krejt shokt e mi”, kanë qenë mbi 230 mijë.
po jo gjithçka shkon mirë. Reperi Ledri Vula sot është shtruar në spital duke marrë trajtim mjekësor, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ai ka publikuar në rrjetin social SnapChat një fotografi, ku shfaqet duke marr një serum në dorën e tij, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Per mësysh e kena” (syri i keq). (J.V/Shuplaka)