Për konkurrsin për një vend pune në Zyrën për Ndihmën dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë u zhvilluan konkurse rreth dy muaj më parë. Sipas gazetës DITA gjithçka ka startuar me një hetim, përfundimet e të cilit, e nxjerrin krejt “shqiptar”, standartin e punësimit në ambasadën e BE-së në Tiranë, drejtuar nga znj.Romana Vllahutin.
Sipas metodave të përzgjedhjes të personave për këtë post u kualifikuan për intervistë tre persona finalistë, por në fund u punësua vetëm një tjetër, një person i katërt që nuk ishte asnjë nga tre finalistët, madje nuk ishte pjesëmarrës në konkurs. Pra u kualifikuan për intervistimin final tre kandidatët por nuk u zgjodhën ata. Punën e fitoi dikush që nuk kishte hyrë në konkurs, e fitoni Enkeleda Lopari Bregu.
Po kështu kështu edhe aktivistit Altin Goxhaj shprehet se Enkeljeda Lopari Bregu kuptohet që është një ndër njerëzit e mbështetur të Sorosit, dhe mbi të gjitha një AntiTrumpiste Facebooku.
“Dhe ju e dini si e fitoi vendin e punes ne BE? Ishin 3 finaliste ne konkurs! Kjo u fut pa rradhe mgjths ishte e katerta (dmth e skualifikuar) sepse telefonata e Lali Erit per Vlahutin eshte e parezisuteshme, shkruan Goxhaj. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1111″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]