Qeveria greke më në fund thyen akullin, dhe për herë të parë hap rrugën për ndërtimin e një xhamie në kryeqytet.
Projekti për ndërtimin e xhamisë në athinë ka hasur në kundërshtime të forta, ku përfshihet edhe koalicioni qeveritar, mirëpo ky hap është i domosdoshëm për besimtarët myslimanë, të cilët falen në xhami të improvizuara.
Që pas shpëtimit nga pushtimi ottoman në vitin 1833, nuk ka patur asnjë xhami. Pavarësisht se planet për ndërtimin e një xhamie kanë ekzistuar që prej 1890-ës, parlamenti ndër vite nuk e ka miratuar ndërtimin e saj.
Komuniteti mysliman në Greqi, prej rreth 500 mijë pjesëtarësh, ka lobuar për vite të tëra, duke thënë se vendi i shenjtë i tyre nevojitet edhe për gjeneratat e ardhshme.
Sipas planeve të qeverisë, xhamia planifikohet të jetë gati në prill, por nuk do jetë e pajisur me një minare. (D.D/Shuplaka)