Një raport i publikuar së fundmi nga “Health Consumer Powerhouese”, mbi Indeksin e Shëndetit të Konsumatorit 2016, e nxjerr Shqipërinë si një vend që mban rekord në Europë për pagesën nën dorë të mjekëve për shërbimet mjekësore.
Pyetjes “A pritet që pacientët të bëjnë pagesa jo zyrtare te doktorët”, të anketuarit dhe shoqatat në Shqipëri i janë përgjigjur njëzëri “Po, vazhdimisht”.
Pas Shqipërisë, qëndron në këtë renditje Hungaria, Bullgari dhe Rumania, ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë dhënë përgjigje më të të moderuar, ku më keq renditen Greqia e Serbia dhe më mirë Maqedonia.
E në ka shtete ku qytetarëve as nuk i shkon ndër mend të japin pagesa nën dorë tek doktori janë Zvicra, Norvegjia, Luksemburgu, Islanda, Danimarka dhe një shtet i Ballkanit, Kroacia.
Si pagesë informale konsiderohet çdo pagesë që bëhet nga pacientët si shtesë e pagesës zyrtare. Ky vëzhgim mbi pagesat informale është i pari që është bërë në gjithë Europën për këtë problem.
Sa i përket Indeksit të Shëndetit Konsumator në total, Shqipëria renditet në vend të 32 nga 35 shtetet europiane. “ Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.”, përcjell “Monitor”.
Në raport shkruhet se Shqipëria shpëton nga vendi i fundit, kryesisht për shkak se ka një performancë të fortë në akses, ku organizatat e pacientëve gjithashtu në 2016-n konfirmuan versionin e ministrisë se kohët e pritjes janë një problem i vogël. (XH.A/SHUPLAKA)