Nga aksionet e zhvilluara që prej mesditës së sotme nga Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe forcat Renea në zonën e Vorës dhe Prezës vetëm pak minuta më parë u bë e mundur kapja e 4 autorëve të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Rinas.
Sipas informacioneve të dyshuarit u ndaluar pranë një kompleksi pallatesh në Vorë, dhe dy të tjerë janë ndaluar në Prezë. Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj gjatë një konferencë për mediat deklaroi se janë arrestuar 4 persona dhe 2 janë në kërkim nga policia.
“U zbardh mekanizimi i grabtijes së Qafës së Kasharit. Janë sekuestruar monedha në dollarë, panud dhe vlerë të tjera.
Të arrestuarit janë:
1-Fation Xhyliu 33-vjeç, i lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”.
2- Neim Avdulaj, 28-vjeç, ish ushtar në forcat e Zallherit.
3-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
4-Detjon Memlika, 31-vjeç, ish-efeketiv në Forcat e Armatosura.
Janë shpallur në kërkim shtetasit M.A dhe Ç. A. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë. Po kështu po vijon edhe hetimi për grabitjen e bankës që ndodhi disa ditë më parë. Disa nga këta të proceduar penalisht kanë backgronund krminal jo vetëm brenda por edhe janshtë vendit. Çështja është në hetim dhe e kam të pamundur të flas detajisht. Por mund të them që policia ka mbledhur prva që dëshmojnë për këta grabitësit. U vërtetua implikimi i gjashtë personave në grabitje. Deri tani nuk kemi asnjë person të penduar. Të arrestuarit nuk kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.”, tha Hodaj. (J.V/Shuplaka)