Pas arrestimit të katër prej autorëve të dyshuar për grabitjen e 3. 2 milionë dollarëve në afërsi të Rinasit, Policia e Shtetit publikon pamjet nga momentet e operacionit.
Kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se është vërtetuar implikimi i katër të arrestuarve dhe i dy të tjerëve të cilët janë shpallur në kërkim, jo vetëm në grabitjen e së enjtes, por edhe në atë të vitit 2015.
Operacioni policor u zhvillua në ambientet e një kompleksi pallatesh në Vorë.
Të arrestuarit nga policia janë:
- Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, ish-punonjës në Shpsf “Rogat”,
- Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, ish-efektiv në forcat ushtarake,
- Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zallherrit,
- Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
Në vendngjarje u zbuluan edhe një sasi parash në valuta të ndryshme.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1118″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]