Arrestimet e katër personave të dyshuar si grabitësit e 3.2 dollarëve të ndodhur në rrugën e Rinasit është bërë me urdhër ndalimi të firmosur ditën e sotme nga ana e prokurorit Ols Dado.
Menjëherë pas daljes në skenë të Fatjon Xhyliut nga bërthamate telefonave celularë, hetimi i ngjarjes së fundit është marrë nga prokurori që kishte hetuar menjëherë pas ngjarjes edhe grabitjen e 3 dhjetorit 2015, dhe jo të së enjtes së kaluar, shkruan një portal online.
Prokurori Ols Dado po kështu ka marrë sot në pyetje të arrestuarit Fatjon Xhyliu, ish-polic privat. Pas marrjes së kësaj dëshmie dhe provave të tjera të mbledhura, prokurori ka firmosur urdhrat e ndalimit për katër të arrestuarit dhe dy persona të tjerë në kërkim. Të arrestuarit e sotëm janë arrestuar mbi provat e grabitjes së vitit 2015. (J.V/Shuplaka)