Pas arrestimit të të dyshuarve për grabitjen në Rinas ajo që mbetet shumë e rëndësishme në zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes është edhe dëshmia e tyre.
Rreth orës 11:00 të paradites së sotme ka mbërritur në gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë Fation Xhyliu, personi i parë i arrestuar për grabitjen e parave të bankës në Qafë Kashar të enjten e kaluar.
Më pas pritet që gjykata të japë masën e sigurisë për Ditjon Memlikën.
Një portal online mëson se tre nga te arrestuarit kanë pranuar akuzat në marrjen në pyetje paraprake pa avokat.
Vetëm Ernest Kupa nuk ka pranuar të flasë deri tani. Ky është djali xhaxhait të Ilir Kupës, pjesë e bandës së Babagjyshëve që grabitën një argjendari para disa vitesh në qendrën tregtare në Tiranë. (E.K/SHUPLAKA)