16:32 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shërbimi konsullor online, Rama: Jemi i vetmi shtet që nuk dimë për emigrantët as sa janë, as ku janë, as çfarë nevojash kanë

13:07 | 15/02/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shërbimi konsullor online, Rama: Jemi i vetmi shtet që nuk dimë për emigrantët as sa janë, as ku janë, as çfarë nevojash kanë

Emigrantët do të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qënë nevoja të vijnë në Shqipëri, është shprehur kryeministri Edi Rama. Ai tha se hapi i parë është regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit, për tu përfshirë pastaj në sistemin e votimit.

“Dua të theksoj se për ne mbetet sfida e sfidave që të sigurojmë pjesëmarrjen në procesin më të rëndësishëm që janë zgjedhjet të të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit. Për të garantuar pjesëmarrjen në votime duhet të regjistrojnë shqiptarët jashtë vendit. Jemi i vetmi shtet në Europë që nuk ka të regjistruar njerëzit e vet.

Nuk di as sa janë, as ku janë, as çfarë nevojash kanë dhe pa bërë këtë regjistrim e kemi të pamundur t’i përfshijmë të gjithë shqiptarët në procesin e votimit. Procesi ka filluar. Ky regjistrim i përgjithshëm që ka nisur e që do të shtrihet në të gjitëh territoret ku jetojnë shqiptarët përmes aplikimeve online do të na japë mundësi që më herët se sa vonë të mund ti përfshijmë shqiptarët jashë vendit në procesin demokratik duke i dhënë mundësi të votojnë nga aty ku janë e mos të jenë të detyruar të vijnë në Shqipëri për të votuar. Kuptohet që dhe kjo do të kërkojë kohën e vet. ”, tha Rama. 

Ai u shpreh për një unifikim të shërbimeve konsullore me Kosovën, por duke theksuar se kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për një Shqipëri të Madhe. Madje kryeministri hodhi edhe idenë e krijimit të një konsullate ballkanike. 

Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli për një monitorim të konsujve në të gjitha nivelet. “Krjimi për herë të parë i një arkive të saktë dixhitale dhe të aksesueshme të të gjithë dokumentacionit të shërbimeve konsullore. Tashmë dhe ai do të ketë kujtesën e vetë institucionale”, tha Bushati.

Në Shërbimin Konsullor Online do të gjenden plot 36 shërbime konsullore me procedura të thjeshta, tërësisht të standardizuara dhe të unifikuara në një platformë të vetme.

Etiketa: edi ramaemigrantetsherbimi konsullor
Pas

Riatdhesohen sot 52 shqiptarë nga Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu

Para

Grabitja e 3.2 milionë dollarëve, “arrest me burg” për Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlikën

Para
Grabitja e 3.2 milionë dollarëve, “arrest me burg” për Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlikën

Grabitja e 3.2 milionë dollarëve, “arrest me burg” për Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlikën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i lehtë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona marrin ndihmë mjekësore

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

Golemi pa ujë, reagim nga ujësjellësi: Problemi, linjat e dëmtuara

Erion Braçe dorëzon në Kuvend dokumentin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pas 14 muajsh punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.