“Kensigton Palace” njofton së fundmi se çdokush që e ka adhuruar Princeshën Diana dhe vijon ende të pëlqejë stilin e saj plot hijeshi, mundet që të bëjë të vetën ndonjë prej veshjeve të Lady Diana.
“Her Fashion Story” do të hapet më 24 shkurt dhe është një ekspozitë që do të përmbajë veshjet romantike dhe paraqitjet e para publike të saj, Lady Diana është shfaqur plot magji, hijeshi dhe besim.
Ekspozita përmban një koleksion të jashtëzakonshëm të veshjeve, përfshirë këtu një fustan kadife me të cilin ajo shkëlqeu në Shtëpinë e Bardhë, kur Princesha kërceu me John Travoltën. (XH.A/SHUPLAKA)