Ditën e sotme Parlamenti Evropian votoi draft rezolutën e diskutuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Rezoluta për vendin tonë, e cila diskutua një ditë më parë në PE, u votua nga 546 eurodeputetë. Në këtë rezolutë një vëmëmendje shumë madhe u kushtua te reforma në drejtësi. Pas këtij votimi, eurodeputetja Tanja Fajon ka përgëzuar Fleckenstein për raportin.
“Përgëzime për raportin e balancuar mirë. Korniza legjislative, të kthehet në veprime konkrete”, shprehet Fajon.
Eurokomisioneri Eduard Kukan pa më parë komentoi raportin e diskutuar Fleckenstein për Shqipërinë.
“Jam i gëzuar të shikoj progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe shpresoj që kjo të vazhdojë për të mundësuar dhënien e një datë për hapjen e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çoi në miratimin e reformës në drejtësi ishte një hap i rëndësishëm në këtë proces. Besoj se zbatimi i saj do të forcojë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe shteti ligjor. Ne e mbështesim këtë proces dhe misionin vëzhgues për zbatimin e saj”, shkruan Kukan, i cili ndër të tjera nënvizon se dialogu i vazhdueshëm politik është jetik për të ardhmen e vendit. Sipas tij, politikanët shqiptarët duhet të adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR përpara zgjedhjeve të ardhshme. (J.V/Shuplaka)