Diego Armando, ylli i Argjentinës tashmë në pension, dyshohet se e ka rrahur të dashurën Rocio Oliva, në një hotel të Madridit.
Ikona e Argjentinës, Diego Armando, është intervistuar nga policia e Madridit pasi dyshohet se e ka rrahur të dashurën, Rocio Oliva.
Sipas mediave spanjolle, rreth orës 8:20 të mëngjesit, policia ka mbërritur në Hotel Mirasierra Suites për ta intervistuar Maradonën.
Por, Oliva nuk ka dashur ta denoncojë ish-yllin e Napolit, me pretekstin se e ka ngritur zërin gjatë një debati në dhomën e hotelit.
Maradona po qëndron në Madrid pasi sonte do të shikojë nga Santiuago Bernabeu ndeshjen mes Realit dhe Napolit. (E.K/SHUPLAKA)