Me tone të ashpra ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ-it. Në debate janë përfshirë Arben Ristani dhe Taulant Balla, ku nuk kanë mundur të shpjegojnë argumentat e tyre. Ristani e ka quatur Ballën një shpifës ndërsa Balla u shpeh se ai po bën avokatin e mbrojtej se Nue Nik Kalajt. Madje nga kjo mbledhje është larguar Arben Ristani ndërsa Balla ka kërkuar përjashtimin e tij nga kjo mbledhje duke thënë se është i pirë tapë. Menjëherë pas tij janë larguar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike nga kjo mbledhje.
Debati:
Ristani: Siç doli edhe nga ajo që u thatë vendimi tregon se ju jeni një shpifës profesonit, unë ju referova shkresës së fundit, 24.01 2017. Kjo tregon që ju jeni një shpifës.
Balla: Ku është shpifja këtu?
Ristani: Ju ndërrhytë dhe më thatë që nuk kisha të drejtë dhe tani që del e vetëtë ajo që unë thashë ju e konfirmuat. E vërrtë është është që është bërë një trasakison në 2009 dhe është marrë një masë 8 vite më vonë. Mos më bëërtit mua të thashë.
Është marrë një masë 8 vjet më vonë. Shtetei nuk ka bëjë më pushtetin. Ligjet nuk janë të shkruara për një parti politike. Unë nuk marr në mbrojte askënd se nuk e njoh.Mos më ndërrhyj kur fkas.
Balla: Pse bën avokanin e Nue Nik Kalajt? Çfarë të bën ty të bësh avokatin?
Ristani: Ja do ta sqaroj.
Balla: Thuaj që unë po marr në mbrojtje atë që ka vjedhur 6.3 milionë euro.
Ristani: Do më lësh të flas po jo. Kam mundësi tja mbyllësh mikorofonin. Kur flas unë mbyllë mikrofonin. (Ristani i heq me zor mikoronin Ballës)
Balla: Komisioni kërkon përjashtikin e nën-kryetarit nga mbledhja për dhunë të ushtruar ndaj mbledhjes. Duhet të largohesh nga mbledhja. Nënkryetari është i pirë tapë duhet të largohet nga mbledhja.(J.V/Shuplaka)