Policia e Shtetit po vijon aksionin për kapjen e autorëve të tjerë të grabitjes së 3.2 milionë eurove të bankës BKT në Qafë-Kashar para disa ditësh. Vetëm pak minuta më parë kanë nisur kontorollet nga ajëri dhe toka. Në aksion janë të përfshira forcat Renea, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia e Dibrës. Operacioni po bëhet për kapjen e Admir Nikajt (Muratajt). Policia aksion në disa banesa, në pyll dhe në disa ndërtesa të vjetra në zonën e Dibrës, në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.
Admir Murataj është njëri nga të kërkuarit për grabitjen, dyshohet të jetë pjesë e bandës së Babgjyshëve i arratisur bashkë me Ilir Kupën nga burgu i Trikallës në 2013, ku vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa. Ai është shoqëruar nga policia shqiptare kur u kap grupi i Babagjyshëve që drejtohej nga Ilir Kupa, por duke qenë se nuk kanë pasur prova të mjaftueshme e kanë lënë të lirë.
Dje u arrestuan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë, ishpunonjës në SHPSF “Rogat”; Ditjon Memlikaj, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ishefektiv në Forcat Ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ishushtar profesionist në Forcat Ushtarake të ZallHerrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat. (J.V/Shuplaka)