18:12 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen gazetari: Djemtë e FA-ve, stërviten  për t’u bërë “vrasës” dhe hidhen në rrugë

21:10 | 15/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen gazetari: Djemtë e FA-ve, stërviten  për t’u bërë “vrasës” dhe hidhen në rrugë

Pas grabitjes në afërsi të Rinasit, për të cilën ranë në pranga dy ish- komando që kanë luftuar në Afganistan, gazetari i njohur i kronikës Flamur Vezaj sjell një vështim krejt të ri mbi atë se çfarë ndodh me Forcat e Armatosura.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vezaj shkruan se ushtarët hidhen në rrugë, pa asnjë qindarkë dhe  asnjë plan për rehabilitimin, punësimin dhe integrimin në shoqëri, menjëherë pasi trajnohen të bëhen vrasës profesionistë.

“Fatkeqësisht, me arsye të ndryshme, Forcat e Armatosura çdo vit nxjerrin në lirim ushtar profesionist, të stërvitur, që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër, veç asaj çfarë kanë mësuar, të mbrohen dhe të vrasin! Ata nxirren në rrugë të madhe, pa asnjë qindarkë, pa asnjë plan rehabilitimi apo integrimi në shoqëri, pa asnjë mundësi punësimi alternativë (në polici duhet të gjesh mik) apo ndonjë asistencë psikologjike ndaj këtyre personave!”, shkruan Vezaj.

Lidhur me rehabilitimin e tyre, sipas Vezajt duhet të mendojnë pasi FA-të dhe Ministria e Mbrojtjes dhe jo t’i lërë rrugëve, të tunduar t’i futen botës së krimit.

POSTIMI I PLOTË

Ushtarë me nder apo “vrasës” në hije!? Forcat e Armatosura, konkretisht efektivët e Batalionit “Komando”, që nderojnë Shqipërinë në vendet të ndryshme në konflikt apo missione paqëruajtëse, kanë edhe anën e errët!! Shumë efektivë të këtij batalioni ndër vite, të stërvitur vetëm me taktika ushtarake dhe operacione speciale, thënë ndryshe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm stërviten për tu bërë “vrasës”!

Kohët e fundit, disa prej këtyre efektivëve të liruar nga detyra (me arsyen e mbarimit të kontratës) janë bërë “vrasës” me pagesë ose dyshohen për të tillë në Shqipëri! Sipas informacioneve operative të policisë, në disa raste dyshojnë se vrasjet pa autor dhe pa gjurmë në vendngjarje, janë kryer nga profesionist, të ish-forcave komando!

Disa të tjerë, janë bërë grabitës (si këta të fundit)! Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se ka nga ata ish-ushtarë të forcave “Komando” që kanë përfunduar si “mercenar” me pagesë apo luftëtarë për shkak të besimit në konfliktin Sirian, emrat e disa prej tyre tashmë janë publikuar! Fatkeqësisht, me arsye të ndryshme, Forcat e Armatosura çdo vit nxjerrin në lirim ushtar profesionist, të stërvitur, që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër, veç asaj çfarë kanë mësuar, të mbrohen dhe të vrasin! Ata nxirren në rrugë të madhe, pa asnjë qindarkë, pa asnjë plan rehabilitimi apo integrimi në shoqëri, pa asnjë mundësi punësimi alternativë (në polici duhet të gjesh mik) apo ndonjë asistenc psikologjike ndaj këtyre personave!

Dhe kështu, disa prej tyre që nuk arrijnë të gjejnë vetën në shoqëri, përfundojnë në vrasës me pagesë, grabitës ose mercenarë jashtë Shqipërisë! Ka ardhur koha, që Forcat e Armatosura e Ministria e Mbrojtjes, të kthej syt nga kjo kategori njerëzish, potencialisht të prirur për krime të rënda me programe dhe politika sociale! #Suksese_në_jetë_ushtarë# #Vrasës_që_si_duam# #RESPEKTE_FA# (D.D/Shuplaka)

Etiketa: flamur vezajForcat e Armatosura
Pas

Të shtëna me armë në Shkodër, qytetarët në panik, arrestohet autori

Para

Si u mashtruan për një vend pune në Kazakistan 100 persona, u kërkohej 500 euro (VIDEO)

Para
Si u mashtruan për një vend pune në Kazakistan 100 persona, u kërkohej 500 euro (VIDEO)

Si u mashtruan për një vend pune në Kazakistan 100 persona, u kërkohej 500 euro (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.