Është sekuestruar nga autoritetet italiane një ngarkesë e madhe mbetjesh të cilat kishin destinacion Shqipërinë. 8 ton mbeturina që janë pjesë të automjeteve u bllokuan në port nga Guarda di Finanza raporton media italiane “Bari Today”.
Sasia prej 8 ton mbetje e nisur nga Italia do të riciklohej në Shqipëri. Materiali që ishte fshehur në një rimorkio dhe kishte pjesë këmbimi të makinave, airbag, kabuj elektrikë, bateri të përdorura, amortizatorë, pompa etj, janë bllokuar dhe një person është proceduar në gjendje të lirë nga policia italiane për falsifikim dokumentesh dhe trafik të paligjshëm të mbetjeve