Një ndeshje turpëruese ka qenë ajo që luajti Arsenali mbrëmë kundër Bayernit, në të cilën u mposht me rezultatin turpërues 5-1. Ndërkohë q ëpërveç ‘’ishim të pafat’’ Venger tekniku i topçinjve nuk di të ketë një shpjegim tjetër.
“Është e vështirë të shpjegohet. Mendoj se patëm dy raste të mira në pjesën e parë. Mendoj se ishim të pafat në golin e dytë të pësuar, kur gjyqtari dha korner për ne. Më pas pësuam golin dhe edhe më me rëndësi humbëm edhe Koscielnyn. Ramë në kolaps. Në përgjithësi, më duhet të them se ishin më të mirë se ne, luajtën më mirë se ne në pjesën e dytë kur ne lëshuam nivelin tonë. Ishim të pafat dhe ata ishin më të mirë”, ka thënë ai për “BT Sport”, transmeton Koha.net.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 7 mars në Emirates po mundësitë e një rekuperimi të mundshëm nga ana e anglezve janë të pakta për most ë thënë zero. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post