Shqiptarët e Champions Leauge nuk përjetuan mbrëmë një nga netët e tyre më të mira. Ishin tre lojtarë që kishin gjithë vëmendjen tonë ditën e djeshme në fushë Elseid Hysaj me Napolin e Granit Xhaka dhe Shkodran mustafi me Arsenal.
Të tre në fund të ndeshjeve rezultuan humbës. Napoli u mposht me rezultatin 3-1 nga Reali i Madridit dhe ndeshja e Elseid Hysaj ishte 6.2. reparti i mbrotjes së Napolit nuk ishte më i miri mund të themi duke qenë se pësuan edhe 3 gola.
Përsa i përket shqiptarëve të tjerë edhe ata nuk zhvilluan ndeshjet më të mira kjo edhe për shkak të lojës së skuadrës në përgjithësi. Arsenali u mposht rëndë me rezultatin 5-1 nga gjermanët e Bayern.
Xhaka edhe pse ishte një nga më të mirët për Arsenalin nuk mundi që shkëlqimin e tij ta transmetonte dhe te fitorja e skuadrës. (E.K/SHUPLAKA)