Dy fëmijët e mëdhenj dhe binjakë të Sadije Berishës bëjnë 27 vjeç dhe padyshim që ajo nuk ka munguar me një urim për ta.
“Gëzuar ditëlindjen të lindurve të mi të parë, binjakëve të mi. Sot ju keni 27 vjetorin e lindjes Mimi dhe Micky Berisha. Jam e sigurtë që babai juaj në parajsë është krenar për ju. E di”, shkruan Sadija shoqëruar me foto nga momentet e para të jetës së Mimi&Miki Berisha, siç ajo i quan.
Ata janë fryt i një martese të mëparshme që Sadija ka pasur përpara lidhjes së sa me Shkëlzenin. Ajo është nënë e 4 fëmijëve, të cilët i kanë sjellë padyshim momente të pafundme lumturie.
Tashmë Sadija pas ndarjes nga djali i ish-kryeministrit ka rinisur jetën e saj jashtë Shqipërie në shoqërinë e një tjetër mashkulli.