Kur dëgjojmë se çdo ditë kapen qindra kilogramë drogë që vijnë nga Shqipëria pyetja që ngrihet është shumë e thjeshtë. Pse nuk kapet asnjë sasi e farave që përdoren për kultivimin e saj? Ndërkohë që sot vjen rasti ndër të parët i sekuestrimit të një sasie fare kanabisi në Krujë.
Ndërkohë që është vënë në pranga dhe i riu që i kishte fshehur në makinën e tij këto fara.
Detajet e policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punë së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- Sulejman Ivani 21 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i ti u bë pasi:
Më datë 15.02.2017, rreth orës 18:10, në lagjen “Zim Zeneli”Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz, me targa TR 6675 I I’u gjet sekuestrua në në cilësinë e provave materiale:
- fara, në formë kokrrizash, të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;
- automjeti tip Benz.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)