Për pjesëmarrjen apo jo të LIBRA-s në zgjedhje ka reaguar edhe kreu i opozitës Basha i cili e ka konsideruar këtë aktin e fundit të Ramës për të penguar zgjedhjet e lira.
Basha është shprehur se Rama përmes kriminelëve do të tentojë të vjedhë zgjedhjet po kjo nuk do të lejohet. Shpresa e vetme për Bashën mbetet dalja në protestën e 18 shkurtit.
DEKLARATA E BASHËS:
Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.
Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.
Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin.
Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me cdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë. (E.K/SHUPLAKA)