17:16 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Një kryengritje, frymëzim për Bashën në protestën e 18 shkurtit

12:39 | 16/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një kryengritje, frymëzim për Bashën në protestën e 18 shkurtit

I pranishëm në përkujtimin e 72-vjetorit të qëndresës së Kelmentit ndaj kërcënimit komunist, i pritur nga banorët e Kelmendit, Lulzim Basha vendosi një kurorë me lule pranë monumentit përkujtimor të Prek Calit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malësie, qëndresa e të cilëve u kthye në monumentin e parë të antikomunizmit në Shqipëri.

Ai u shpreh se qëndresa e kelmendasve ndaj dhunës dhe terrorit komunist është një burim frymëzimi që sot, qytetarët, të rinjtë t’i bëjnë ballë sundimit të një grushti qeveritarësh e oligarkësh, të zhytur në krim e korrupsion që duan t’u mohojnë shqiptarëve të drejtën themelore, të drejtën e votës.

“Kelmendasit e kanë treguar se nuk pranojnë zgjedhën e sundimtarit, se janë gati të ngrihen e të bien për liri, për demokraci, për dinjitet. Ky vullnet i shkruar me gjakun e heronjve të Kelmendit është sot një vullnet mbarëpopullor. Një vullnet mbarëpopullor për të ruajtur themelin e demokracisë, votën e lirë dhe të ndershme, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ta harrojnë se do të ketë zgjedhje të diktuara nga banda dhe krimi. Ta harrojë klika në pushtet se do t’i ulë kokën Kelmendit, Malësisë dhe Shqipërisë.”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se lufta me të keqen është një detyrim para Zotit dhe Atdheut pavarësisht prej çmimit dhe ky detyrim fillon me të drejtën elementare të demokracisë, të drejtën për të zgjedhur i lire.

“Është vota e lirë, vota e lirë që i jep kuptim demokracisë. Vota e lirë që zgjedh dhe largon nga pushteti pushtetarët. Vota e lirë që dikton siç diktonte ndër shekuj tradita e Malësisë dhe Kelmendit, siç diktonte fjala, vepra dhe pushka e Prek Calit që shqiptari është zot në shtëpinë e vet e nuk ka zot tjetër përveç shqiptarit në shtëpinë e vet. Por sot një qeveri është futur përdhunshëm në shtëpinë e çdo shqiptari, në çdo familje në Kelmend, në Malësi e mbarë Shqipërinë. Një qeveri e cila ka hedhur tutje maskën e legjitimitetit demokratik dhe sillet si pushtuese duke shpërfillur dhe braktisur njerëzit në nevojë, duke goditur dhe persekutuar rininë, duke mos i dhënë asnjë mundësi dhe shpresë për të nesërmen, duke i detyruar të largohen drejt emigracionit apo të bëhen skllevër të aktivitetit kriminal. E kështu, ia kanë dalë në më pak se katër vite të krijojnë dy botë të ndryshme.”, ka vijuar ai më tej. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: kryengritjelulzim bashaprotestatakim
Pas

Mungesa e Ramës prej një muaji në Parlament, Berisha e Topalli: Qeveria ka rënë, të mos i’a shohim më bojën

Para

Tritol dhe municione, “Fuqia” arreston tepelenasin në Tiranë (EMRI)

Para
Tritol dhe municione, “Fuqia” arreston tepelenasin në Tiranë (EMRI)

Tritol dhe municione, “Fuqia” arreston tepelenasin në Tiranë (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.