Një shtetas është arrestuar në flagrancë nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.
Është kryer arrestimi i shtetasit Ylli Done 38 vjeç, banues në Tepelenë.
Arrestimi i tij u krye pasi iu gjetën dhe sekuestruan sasi e madhe tritoli dhe armësh, konkretisht: 45 kilogramë tritol, 10 granata, 10 ndezësa granatash, 720 fishekë dh 500 kapsolla detonatore.
Nga burime të policisë mësohet se 38-vjeçari rezulton si një person me precedent penalë, i dënuar më parë.
“Në kuadër të operacionit “Fuqia”, është arrestuar në flagrancë Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë) dhe janë sekuestruar 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik dhe 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini.
Policia po ashtu tha se ka sekuestruar 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56, 10 ndezësa unifikues granatash dhe 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.”, citohet në njoftimin e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)