Replika, akuza e fyerje të rënda në Kuvendin e Shqipërisë. Akuza të forta i ka drejtuar kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi, ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosit, teksa fliste nga foltorja e Kuvendit dhe kërkonte nga deputetet të tërheqin me urgjencë udhëzimin e KQZ që bllokon LIBRA në zgjedhje.
Ndërkohë që Blushi numëroi gjithë akuzat në adresë të Rilindjes, që nga popullimi i Kuvendit me kriminelë e mbajtja e kryebashkiakëve me precedentë, nga vendi ka ndërhyrë ministri Klosi, duke iu drejtuar “injorant” e “budalla”.
Pas kësaj ka shpërthyer Blushi:
“Pusho, parazit ordiner që paguhesh 1 mijë euro në muaj nga Vangjush Dako, parazit, këta janë hajdutët e Rilindjes, parazit, e kam gjetur duke punuar për Meksin në 1996, mblidhte letrat, e ngjita në kat të dytë këtë halabak, vartësin e Vangjush Dakos. Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit aty te rrënojat turke mos të hedh Vangjushi ndonjë kacidhe”- tha Blushi.