Kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar për herë të parë pas lajmit të bllokimit të regjistrimit në KQZ të partisë së Ben Blushit. Biba nuk ka sqaruar shumë për bllokimin e regjistrimit të LIBRA-s, por i është përgjigjur Blushit për deklaratën e tij sot në Kuvend.
POSTIMI:
“Jam shume i keqardhur per sjelljen dhe fyerjet e drejtuara ndaj meje dhe mbimrit qe une me krenari mbaj nga ana e deputetit B.Blushi.
Paragjykimi i vendimmarrjes se KQZ dhe personalizimi i institucionit me emrin e kryetarit eshte nje veprim shume i ulet dhe jashte cdo morali.
Sa keq qe, edhe nje parti, e cila pretendon te sjelle moral ne politiken shqiptare, shpif, fyen e hiqet si viktime, gjasme e persekutuar nga KQZ.
Shpresoj qe, jo vetem ju miqte e mi virtuale, por cdo qytetar te dije te beje dallimin mes pelivanlleqeve te politikaneve per 2-3 vota meshire me shume dhe sjelljes korrekte te profesionisteve.”, shkruan Biba në Facebook. (J.V/Shuplaka)