Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 20- vjeçar, pasi u kap në flagrancë me 7.2 kilogramë kannabis. Florian Spore u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, teksa po udhëtonte me një mjet tip “Benz” për të kaluar në kufi.
Në automjetin e tij u zbuluan 7.2 kilogramë kannabis, të ndara në 12 pako. Ndërkohë që i riu ndodhet në qelinë e paraburgimit, policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje të tjera të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)