I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kreu i LIBRA-s Ben Blushi tha që është sulmuar madje edhe fizikisht nga militantë të PS-së, të cilëve Rama i ka dalë në mbrojtje.
“Pata dy konflikte vjet, një në Elbasan. U çua një sallë aty, njerëz të cila i kisha përfaqësuar, jo gjithë salla se ishin 200 a 300 vetë, duke më sulmuar pothuajse edhe fizikisht. Partia në të cilën isha 20 vjet, Edi Rama doli dhe i dha të drejtë atyre.
Mbas dy muajsh thashë që Elvis Rroshi është njeri i papërshtatshëm dhe duhet të lejë detyrën. Elvis rroshi doli dhe më kërcënoi mua. Partia me të cilën isha 20 vjet, Edi Rama sigurisht, doli dhe mbroi Elvis Rroshin. Ku të kthehem me këta njerëz?!”, tha Blushi.
Deputeti sot dha edhe opinionin e tij për grupin e Rilindjes në tërësi, sipas të cilit përbëhet nga mbetjet e PD-së dhe PS-së.
“PS dhe Rilindja nuk janë e njëjta gjë. Rilindja është një grup politik që ka bashkuar mbetjet e PD-së dhe mbetjet e PS-së.”, tha Blushi.