Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë një ditë pas aksidentit të shënuar në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, ku u aksidentuan shtetasit G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç, të dy banues në Hudënisht, pasagjerë në këtë mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Është kryer arrestimi i Maradona Palla, 35 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Detaje të Policisë së Korçës:
Në vijim të informacionit paraprak datë 16.02.2017 i cili flet për një aksident rrugor, ju sqarojmë se specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Maradona Palla, 35 vjeç, banues në fshatin Hudënisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Peugeot”, me targë AA 406 GR, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç, të dy banues në Hudënisht, pasagjerë në këtë mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)