Liljana Elmazit, deputetes së Partisë Demokratike, i është dashur të përballet me urgjencën në QSUT, pas disa vitesh pa u vizituar aty.
Ajo rrëfen se iu drejtua QSUT-së në orën 00:05, për shkak se e ëma pati probleme me tensionin dhe rrahjet e zemrës. Çka i bën përshtypje deputetes, sikundër ajo shpjegon është puna e përkushtuar e mjekëve dhe infermierëve, përballë kushteve të këqija të spitalit, qytetarëve që gjatë natës prisnin në ankth nëpër stola dhe ambulancës së vjetër.
Shkrimi i deputetes Liljana Elmazi:
Kisha vite qe nuk kisha vizituar urgjencen e QSUT, por halli me solli sot ne minutat e para te dites ( 00:05), kur mamaja ime pati problem me tensionin dhe rrahjet e zemres: 8 me 4 dhe rrahjet 40. Ambulanca erdhi per 5 minuta ne shtepine e prinderve, mjeku dr. Kosta i perkushtuar, por ambulanca e vjeter. Mjeket e urgjencës: Gentjoni, Eltoni, Xhulia, perkushtuar, heronj te vertete, por kushtet e keqija, qytetaret rrinin ne stola dhe une aty qendrova tere naten! Falenderoj nga zemra keta mjeke e infermiere heronj qe paguhen mizerabel pe punen qe bejne e ne kushte te keqija. Fale tyre, mamaja ime eshte mire! Zoti I bekofte ata!
(XH.A/SHUPLAKA)