Sikundër u raportua, Policia e Tiranës publikoi përmes një njoftimi zyrtar me masat e ndërmarra në kuadër të protestës që opozita do të zhvillojë ditën e sotme, e parashikuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
Në kuadër të protestës, bëhet e ditur se do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.
Gjithashtu, do të ndalohet parkimi i të gjithë kategorive të mjeteve në segmented rrugore: Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes. Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
(XH.A/SHUPLAKA)