Deputetët finlandezë kanë ratifikuar martesat gay, duke hedhur poshtë një tentativë të fundit të kundërshtarëve të saj për të penguar hyrjen në fuqi të ligjit më 1 mars. Grupimi konservator në qeveri në 2015, kundërshtarë të martesës së personave të së njëjtës gjini kishin arritur ta kalonin në rend dite një iniciativë popullore për të shfuqizuar ligjin, i miratuar tashmë në 2014 me 101 vota pro kundër 90 deputetëve.
Por parlamenti e ktheu tekstin dhe konfirmoi votimin e parë me një shumicë edhe më të theksuar 120 vota pro kundër 48. Ligji do të hyjë në fuqi siç parashikohet brenda dy javësh, shkruan një portal online.
Këta deputetë që mbrojnë tezën që ata e cilësojnë “martesa autentike” mes një burri dhe një gruaje, kishin mbledhur më shumë se 50.000 firma qytetarësh të nevojshme për të detyruar Parlamentin për ta kaluar në rend dite këtë çështje. (J.V/Shuplaka)