LIBRA do të arrë pjesë në zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot me vota unanime propozimin e Administratës Juridike, prej të cilit partia e Ben Blushit rrezikonte të mos merrte pjesë në zgjedhje.
Tanimë Blushit nuk do t’i duhet më të mbledhë 5 mijë firma për t’u futur në zgjedhje.Kryetari, Denar Biba, tha se ai ka qenë që në fillim dakort me rregullin për afatin 6 mujor të mandatit parlamentar me ditën e zgjedhjeve. Ndryshe nga çfarë ka deklaruar Blushi deri më tani.
“Kam qenë që në krye të herës për të identifikuar si datë, datën e zgjedhjeve, pa e specifikuar zgjedhje lokale apo politike kombëtare. Duke lënë datën e zgjedhjeve që të vlejë si rregull normativ për çfarëdo lloj zgjedhjesh. Dua të ndaj me ju se kënaqësia që KQZ po vendos të bëjë këtë detajim dhe sqarim të kodit zgjedhor është edhe nga agjensitë ndërkombëtare që asistojnë KQZ.”, tha Biba.
Ndërkohë, menjëherë pas vendimit të KQZ-së, Blushi ka reaguar me një postim në Facebook: “KQZ TËRHIQET PARA LIBRA. FITORJA E PARË PËR TË GJITHË NE. BETEJA VAZHDON.
DUHET TI MUNDIM PARTITË E VJETRA NË 18 QERSHOR.
PËRPARA LIBRA. DREJT NJË REPUBLIKE TË RE.” (D.D/Shuplaka)