Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për grabitjen e 3.2 milionë lekëve në Qafë-Kashar. Bëhet fjalë për Admir Çerpja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në qytetin e Dibrës.
Admir Çerpja ( i njohur edhe me emrin Jetmir) është njëri nga të kërkuarit për grabitjen, i cili dyshohet gjithashtu të jetë pjesë e bandës së Babagjyshëve të grabitjes së dyqanit në një qendër tregtare, në prag të Krishlindjeve të 2013-ës. Ai është shoqëruar nga policia shqiptare kur u kap grupi i Babagjyshëve që drejtohej nga Ilir Kupa, por duke qenë se nuk kanë pasur prova të mjaftueshme e kanë lënë të lirë.
Çerpja ka jetuar për disa vite në Greqi ku dyshohet se është njohur me Ilir Kupën, dhe është arratisur nga burgu i Trikallës në 2013, ku vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa.
Përveç dibranit, për dy arratisjet në Qafë-Kashar janë arrestuar edhe Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli dhe Ernest Kupa. (D.D/Shuplaka)