Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka dhënë mendimin e tij lidhur me qëndrimin e SHBA-ve me në krye Trump ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas deklaratave të tij përpara se Donald Trump të shpallej fitues i zgjedhjeve presidenciale.
I pyetur në “Zonë e Lirë”, nëse do të ndikojë Donald Trump në rrëzimin ose mosrrëzimin e Ramës, por në kritikat që mund t’i bëjë qeverisë Rama? Do ta ketë kundër Rama administratën e Trump, Dule u përgjigj:
“Nuk besoj, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një perandori dhe perandoritë funksionojnë me objektiva të caktuara. Unë dëshiroj të theksoj se jemi në një fazë që shikojmë ndryshime thelbësore në politikën e jashtë të SHBA-ve.”
Më tej, kreu i PBDNJ-së u ndal në ndikimin e SHBA-ve në Europë, BE dhe NATO. Ai shprehu mendimin se në Ballkan do të ketë një politikë të re.
“Duhet të mos harrojmë, ajo që shqetëson shumë qytetarët shqiptarë është se nuk ka një ndjesë nga ana e kryeministrit të vendit tonë ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është problemi.”, ka theksuar Dule. (XH.A/SHUPLAKA)