Një shtetas nga Koreja e Veriut është vënë në prangat e autoriteteve të sigurisë nën dyshimet e vrasjes së Kim Jong-nam.
Pas arrestimit të një gruaje indoneziane dhe një nga Malajzia, është arerstuar koreano veriori i identifikuar si Ri Jong Chol, 46 vjeç.
Zëvendëskryeministri malajzian Ahmad Zahid Hamidi konfirmoi zyrtarisht të enjten se i vdekuri, i cili ishte duke udhëtuar me emrin Kim Chol, ishte Kim Jong-nam. Policia thotë se i dyshuari i fundit u arrestua të premten në mbrëmje në Selangor, pranë kryeqytetit të Malajzisë, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.
Burime të policisë deklarojnë se vëllai i liderit korean është helmuar teksa priste të hipte në një fluturim nga Kuala Lumpur në Macau. (XH.A/SHUPLAKA)