”Mesazhet janë paqësore, por duhet t’i lexojë Edi Rama, mos kthehet, të rrijë në malet e Sharrit më mirë, atje ku
Me shpirt 24 orë këtu gjer në momentin e fitores.”, deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha, i ulur këmbëkryq në sheshin para zyrës së kryeministrit Edi Rama
”Do shkoj dhe do vij por ama revolucioni demokratik filloi. Nuk ka forcë në botë që të rezistojë!
Edhe njëherë e ftoj Edi Ramën të largohet një minutë e më parë, të dorëzojë pushtetin dhe të niset drejt koshit të plehrave të historisë.
Ky është revolucioni i vërtetë sepse ky synon përmbysjen e banditokracisë sistemit që në politologji klasifikohet si banditokraci, zëvendësimin e tij me vlerat e demokracisë, prandaj dhe ky është revolucion.
Revolucionet janë ato të cilat i mëshojnë rendit, ky është një rend banditokratësh.
Pjesëmarrja e jashtëzakonshme, më e madhja që Tirana ka njohur në tërë ekzistencën e saj. Absolutisht! Nuk ka patur kurrë ndonjëherë një masivitet, një energji, një entuziasëm, një vendosmëri dhe përgjegjësi qytetare. Shiko…Mesazhet janë paqësore, por duhet t’i lexojë Edi Rama, mos kthehet, të rrijë në malet e Sharrit më mirë, atje ku është!”, dha mesazhin e tij nga protesta ish-kreu i demokratëve, i cili shtoi se mbi 500 mijë njerëz kanë parë pjesë sot në atë që ai e quajti revolucion demokratik. (V.G/SHUPLAKA)