Pas daljes nga selia e Partisë Demokratike, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, në shoqërinë e Berishës dhe mbështetësve dhe aleatëve të partisë së tij u drejtuan drejt podiumit për të mbajtur fjalimin e tij dhe për të filluar kështu protestën.
Qindra mijëra qytetarë nga rrethet u bashkuan kësaj proteste duke brohoritur kundër qeverisë dhe kryeminsitrit Rama. Në këtë protestë në shënjesët kryesore ishin vënë lryeministri Edi Rama dhe dy ministtrat e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Madje ndaj tyre protestuesit kishin krijuar 3 dordoleca të cilave më pas ju vu edhe zjarri. Por qytetarër mbanin edhe pankarta nëpër duar kur kishin shkruar thirrje kundër qeverisë. “Edi Rama o kopuk s’mbushet barku me Facebook”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve. (J.V/Shuplaka)