Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka kulmuar së fundmi në Ancona, ku janë sekuestruar plot 10 ton drogë që ka habitur italianët.
Sasia e madhe e drogës ishte fshehur në një kamion të nisur nga porti i Durrësit, i cili transportonte hekur. Mediat italiane shkruajnë se është kryer arrestimi i drejtuesit të mjetit.
Kjo ngarkesë e madhe droge mësohet se u gjet dhe sekuestrua një ditë më parë gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia e dogana sepse kamioni që transportonte hekur kishte hasur disa probleme me dokumentet.
Burime të policisë italiane kanë bërë me dije se droga kishte si destinacion një qytet në veri të Italisë ku do të trafikohej. Bëhet fjalë për 10 milionë doza që do të shiteshin në të gjithë Italinë e Veriut. (XH.A/SHUPLAKA)