Mungesa e kushteve higjieno-sanitare në tregtimin e produkteve të ndryshme ushqimore në vend, ka qenë gjithnjë një çështje e diskutuar së shumti që përbën shqetësim për qytetarët.
I tillë është edhe rasti më i fundit, i mbërritur në redaksinë e “Shuplakës”. Fotot flasin qartë për mënyrën e tregtimit, shit-blerjes së mishit në një fshat të qytetit të Pogradecit.
Dhe nuk po flasim për kushte të këqija në ndonjë thertore, por për mungesë totale kushtesh higjieno-sanitare duke parë se ky produkt tregtohet në furgon.
Pavarësisht masave të marra herë herë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kjo situatë shqetësuese vijon të përsëritet. Nevojitet që organet kompetente të marrin masat urgjente për parandalimin e tregtimit të mishit jashtë kushteve higjieno-sanitare që vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1169″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]