Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, tha se protesta në “Çadrën e lirisë” do të vazhdojë pasi protestuesit kërkojnë kthimin e pushtetit te qytetari.
“Për mënyrën se si do zhvillohen ditët në këtë çadër, për aktivitetet që do zhvillohen në këtë çadër të lirisë, është formë proteste deri në një moment të dytë, se protestat duan rezultate dhe deri në momentin që taktika e protestës është e konfiguruar mirë do të vazhdojë. Do të vazhdojnë të qëndrojnë intelektualë, artistë sportistë që duan të thonë fjalën e tyre, se ne duam të kthejmë pushtetin te qytetari,” tha Ristani.
Më tutje Ristani vazhdoi se me të vërtetë opozita e ka bojkotuar në një farë mënyre parlamentin, por sipas tij parlamenti është pikërisht në të ashtuquajturën “Çadrën e lirisë”.
“Për ne sot parlamenti është në këtë çadër se këtu janë qytetarët dhe janë hallet e tyre. Nuk mendoj se duhet të ketë grevë urie se njerëzit tashmë janë të mobilizuar dhe ndejti 17 ditë në grevë false si PS, s’jemi për fasadë, por jemi për njerëzit dhe hallet e tyre.”, shtoi Ristani. (D.D/Shuplaka)