Deputeti socialist Taulant Balla është takuar me emigrantët në Selanik të Greqisë, para të cilëve është shprehur se Reforma më e rëndësishme është pikërisht garantimi i votës për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve zyrtarë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Balla shprehet se në lidhje me këtë, qeveria është ndeshur me kundërshtimin e opozitës, e cila sipas tij “gjoja” po lufton për të drejtën e votës.
“Por ata qe gjoja sot protestojne ne emer te reformes zgjedhore, nuk duan qe emigracioni shqiptar te votoje aty ku jeton dhe punon, duke iu mohuar emigranteve te drejten per te qene bashke-vendimarres per drejtimin ne te cilin duhet te ece Shqiperia.
Prej dites se pare kur ne prezantuam ne Komisionin e Reformes Zgjedhore platformen tone per garantimin e votes per emigrantet, hasem ne kundershtimin e PD.
Kundershtimi i PD per voten e emigranteve nuk eshte i rastesishem. Ne 8 vite te qeverise se vjeter, nuk gjen asnje perpjekje minimale per tu ardhur ne ndihme emigranteve, ndersa konsullatat sherbenin si vende pune per familjaret e pushtetit.”, shkruan Balla.
POSTIMI I PLOTË
“Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi mbështesin reformat e ndërmarra nga Partia Socialiste, të cilën e konsiderojnë drejtimin e duhur për të cuar përpara integrimin europian të Shqipërisë sonë.
Në takimin me emigrantët nga Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cërriku, Prrenjasi, Peqini dhe Belshi te cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë ne veriun e Greqisë u shpreha se:
Reforma me e rendesishme zgjedhore qe duhet te beje Shqiperia eshte pikerisht garantimi i votes per shqiptaret qe jetojne jashte.
Por ata qe gjoja sot protestojne ne emer te reformes zgjedhore, nuk duan qe emigracioni shqiptar te votoje aty ku jeton dhe punon, duke iu mohuar emigranteve te drejten per te qene bashke-vendimarres per drejtimin ne te cilin duhet te ece Shqiperia.
Prej dites se pare kur ne prezantuam ne Komisionin e Reformes Zgjedhore platformen tone per garantimin e votes per emigrantet, hasem ne kundershtimin e PD.
Kundershtimi i PD per voten e emigranteve nuk eshte i rastesishem. Ne 8 vite te qeverise se vjeter, nuk gjen asnje perpjekje minimale per tu ardhur ne ndihme emigranteve, ndersa konsullatat sherbenin si vende pune per familjaret e pushtetit.
Ne kete mandat te pare te Qeverise sone ne hapem per here te pare bisedimet per njohjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore me vendet ku jetojne emigrantet shqiptare dhe kemi arritur te firmosim dhe ratifikojme marreveshjet me pjesen me te madhe te vendeve anetare te BE. Permbyllja e ketyre marreveshjeve me pjesen me te madhe te vendeve anetare te BE, eshte nje instrument i rendesishem ne kuader te negociatave edhe me Greqine dhe Italine.
Gjithashtu kemi miratuar kuadrin ligjor dhe ne javet ne vijim do te fillojme procesine identifikimit te adresave te shqiptareve qe jetojne jashte territorit te Shqiperise.
Pas shume vitesh, Qeveria jone rishikoi plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore. Disa shërbime tashme ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar.
Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25% tarifat e legalizimeve.
Nga ana tjetër, kemi shtuar gamën e shërbimeve konsullore në shtete me prani të madhe shqiptarësh, duke mundësuar për herë të parë lëshimin e certifikatave të gjendjes civile në Itali.
Vende anëtare të BE-së si Belgjika, Gjermania dhe Spanja tërhoqën rezervat e tyre për vulën apostille. Çka përkthehet në më shumë lehtësi dhe më pak shpenzime për qytetarët.
Se shpejti presim që edhe Greqia, vendi i vetëm i BE-së që nuk i është bashkuar kësaj praktike, të ndjeke shembullin e vendeve të tjera, si një sinjal i qartë i përkushtimit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve të gjithpranuara në këtë fushë.
Koha kur ne konsullatat tona funksiononte nje sherbim telefonik me pagese per te marre qofte edhe informacionet minimale mbaroi me largimin e qeverise se vjeter.
Ndersa sot ne kemi vene ne dizpozicion te shqiptareve qe jetojne jashte edhe Sherbimin Konsullor Online”.
Discussion about this post